"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako - "Drejtësia e re - Gijotina e sovranitetit politik"

"Drejtësia e re - Gijotina e sovranitetit politik" ishte tema e kësaj të marte në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Ka pasur një nevojë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend sepse kanë ndodhur shumë abuzime nga sistemi i vjetër i drejtësisë dhe e kanë pasur të vështirë të adoptoheshin me legjislacionin e ri.

Shqiptarët duke para korrupsionin galopant në sistemin e drejtësisë, ku punonjësit atje kishin edhe mbështetje politike, kishte nevojë për një reformim.

Ashtu si në perëndim që në emër të ideologjive të mëdha, OJQ-të kanë ndikuar në këtë proces sepse janë shumë të fuqishme me fonde dhe financime.

Ndoshta me këto që po shohim sot gjithçka do të kthehet në një luftë për kontrollin e politikës, ku drejtësia është kthyer në një armë të filantropëve të mëdhenj si Soros. Kjo drejtësi do të përdoret si një çekan për të ndëshkuar ata që nuk i binden hierarkisë ndërkombëtare.

Ata që vijnë nga organizata MJAFT kanë qenë vezët e lëshuara nga shoqëritë e Sorosit. Mjaft politikanë dhe aktivistë janë të ardhur dhe të financuar nga Sorosi.