"Nafta, mielli dhe sheqeri oligopol", Beqiraj: Qeveria t'u taksojë kompanive fitimet shtesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 21:46
Analistja e ekonomisë zonja Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave i sugjeron qeverisë të taksojë fitimet shtesë të kompanive në produktet bazë si nafta, mielli dhe sheqeri.
Në emisionin "Drejt " në Rtv Ora, ajo tha se duke qenë oligopol mund të përfitojnë shumë më shumë nga rritja e çmimeve.
Beqiraj: Ursula von der Leyen ka propozuar dje një taksë për fitimet shtesë të kompanive energjitike se ato mund të përfitojnë. Unë ja sugjeroj qeverisë. Sa kohë ne kemi naftën terësisht oligopol, dy kompani mbajnë 66% të tregut, miellin, sheqerin deri diku, vaji është më i shpërndarë. Janë industri oligopol dhe mund të përfitojnë shumë më shumë nga rritja e çmimeve dhe të bëjnë fitime shtesë.
