Banushi: Për inceneratorin e Tiranës ka pasur vonesa në hetim

Gazetarja e Ora News Keti Banushi ka treguar detaje të reja në lidhje me hetimet për incineratorët. Banushi u shpreh se ka nisur marrja në pyetje e personave që kanë lidhje me incineratorin e Tiranës por nuk kemi një finalizim siç ndodhi dhe me dy  incineratorët e tjerë të Fierit dhe Elbasanit.

Keti Banushi: Prokuroria e Posaçme ka prej dy vitesh që ka nisur  hetimin në lidhje me incineratorët. Ka qenë një presion i opozitës që i ka vënë në kushte pune prokurorët, madje është një nga çështjet që ka pasur më shumë material se sa çështjet e tjera pasi ditë pas dite ka pasur deononcime, megjithëse prokurorët e Prokurorisë së Posaçme mund ti kishin.

Vënia në dispozicion nga ana e kallzuesëve siç është në rastin konkret opozita, ja lehtëson punën për hetimin e tyre. Janë dy incinerator që hetimi pothuajse është në fazat e përfundimtare. Fakti që kemi një ish ministër dhe një ish deputet është një arritje për Prokurorinë e Posaçme por nuk dihet nëse ata do të shkojnë në nivele kaq të larta dhe për hetimet që vijojnë. Kemi  në proces inceneratorin e Tiranës. Ka nisur marrja në pyetje e personave por nuk kemi një finalizim.

Sipas Banushit nëse do të kishte vullnet qeveria që të hetonte dosjet e skandaleve.

Keti Banushi: Dosjet janë të ndryshme dhe prokurorët presin të dërgojnë në gjyq dosjet për shkeljet e dy incineratorët dhe më pas të vijojnë me dosjen tjetër që është incineratori i Tiranës që dhe ajo është një dosje voluminoze. Ka një vonesë në hetimin e kësaj çështje por nëse do të kishte vullnet qeveria që të hetonte dosjet e skandaleve do ti kishte krijuar të paktën Prokurorisë së Posaçme një lehtësi pune dhe jo një mbingarkesë siç bëri me ligjin e OFL-së.