Murrizi: Meta s’ka pse fshihet nga protesta politike, ndryshme çdo aksion do të dështojë

Në “Ora e Betit” ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se mbështet çdo protestë, por nuk fshihet pas gishtit.

Sipas tij, problemet shkaktohet nga politika dhe kur dalin qytetarët kundër politikës dalin dhe nuk ka pse të ketë kompleks të thuhet se është protestë e një subjekti politik.

Murrizi: Çdo protestë pas dhjetorit 90 nuk ka nevojë më për leje dhe komente sepse janë të tilla. Mbështes çdo protestë, por nuk fshihem pas gishtit. Meta thirri një protestë dhe pati një deklaratë të Metës që do të ishte një protestë qytetare. Nuk është turp që protestat të jenë politike.

Problemet shkaktohet nga politika dhe kur dalin qytetarët kundër politikës dalin. Nuk ka pse të ketë kompleks të thuhet se është protestë e një subjekti politik. Çdo protestë e kamufluar e tillë është e destinuar të dështojë.