Blushi: U zgjodh incineratori i Tiranës si vend krimi, protesta për të treguar se opozita nuk po fle

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se u zgjodh incineratori i Tiranës si vend krimi për protestën e partisë së tij.

Sipas tij, kjo ishte një protestë qytetare dhe tregoi përmes këtij akti se opozita nuk është duke fjetur gjumë.

Blushi: U zgjodh inceneratori i Tiranës si vend krimi. Për të treguar një të vërtetë të pamohueshme. Protestuam në një vend krimi dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të protestojmë para Kryeministrisë.

Tregojmë që jemi opozitë që nuk flemë gjumë. Kishte disa deputetë të PD. Ishte një protestë qytetare që mbështetej nga Partia e Lirisë. Nuk kishte flamuj të Partisë së Lirisë apo Partisë Demokratike.