Tregu i Milotit, pazar si në Mesjetë/ Bagëtitë dhe produktet ushqimore shiten në tokë

Pazari i Milotit, është një prej vendeve të tregtimit ku koha duket se ka mbetur në mesjetë. Bagëti e produkte ushqimore shiten bashkë, pa asnjë kusht higjieno-sanitar, ndërsa institucionet mbyllin sytë.

Tregu i Milotit në Kurbin ka mbetur pas kohë e në kushte gati mesjetare.

Qindra persona nga zonat veriore të Shqipërisë, mblidhen kryesisht çdo të dielë në këtë vend për të tregtuar bagëti, produkte ushqimore e industruale.

Në mungesë të një tregu të mirëfilltë, tregtia bëhet anash rrugëve jashtë çdo standarti, duke qenë një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Njerëzit që shkojnë në spital, shkojnë dhe nga fakti se vijnë e blejnë ushqime në pazarin e Milotit," thotë një banor i zonës.

Ndonëse të gjithë e pranojnë mungesën e sigurisë, në Milot çdo gjë vijon normalisht sikur institucionet të mos ekzistonin.

"Do të duhej që shteti dhe kryeministri Rama të kishte vëmendjen për këtë pazar, si një pikë nevralgjike jo vetëm për Milotin, por për të gjithë veriun e Shqipërisë e më gjerë," tha ai.

Tregu i Milotit konsidorehet një vendgrumbullim i paligjshëm nga institucionet që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.

I kontaktuar përmes telefonit Përgjegjësi i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Ded Rama thotë thotë se ka kërkuar disa herë mbylljen e pazarit.

Por shkresat duket se kanë rënë në vesh të shurdhët të institucioneve dhe Pazari i Milotit funksionon në të njëjtën situatë si në vitin 1920 kur u hap.

Tregu i Milotit, pazar si në Mesjetë/ Bagëtitë dhe produktet Tregu i Milotit, pazar si në Mesjetë/ Bagëtitë dhe produktet Tregu i Milotit, pazar si në Mesjetë/ Bagëtitë dhe produktet Tregu i Milotit, pazar si në Mesjetë/ Bagëtitë dhe produktet