Berisha: Bin Laden mendoi se e mposhti SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” në 11 shtator, por u ndëshkua

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka rikujtuar 11 shtatorin 2001, ditën që një sulm terrorist tronditi SHBA-në duke marrë jetën e 3000 personave.

Berisha shkruan se me sulmin Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës, por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.

Berisha: Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën! Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.