Kapet në banesë me armë zjarri dhe doza kanabisi të gatshme për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 18:52
Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçar për shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni policor i koduar “Zastava”çoi në pranga shtetasin E. K, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



