Dy aksidente me motor në pak orë në Lezhë, aksidentohen një çift shqiptar dhe një gjerman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 18:59
Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave në Lezhë. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë.
Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë jane plagosur rëndë burrë e grua.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin "Gjergj Fishta" në Lezhë.
Një çift gjerman, të cilët po udhëtonin me motor, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.
