"Le të kalben në burg!" Tensione para gjykatës, shqiptarët kërkojnë dënimin shembullor të vrasësve të sipërmarrësit në Rodos

Pronari 53-vjeçar i një hoteli në Falirak dhe djali i tij 20-vjeçar, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen me paramendim të sipërmarrësit shqiptar Xhani  Topalli, 46 vjeç, baba i tre fëmijëve të mitur,u ndaluan përkohësisht pas rrëfimit të tyre, me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë.

"Le të kalben në burg!" Tensione para gjykatës,

Të dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre, pohuan se vdekja e 46-vjeçarit ka qenë aksidentale.

Ata kanë pretenduar se gjatë një zënke ai ka rënë në tokë dhe ka ngecur me litarin në qafë.

Po kështu 53-vjeçari greke liroi nga akuza të birin, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

53-vjeçari ka komentuar me imtësi edhe raportin e mjekut.

Dy të pandehurit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Herët në mëngjes aty ishin mbledhur familjarë dhe bashkatdhëtarë të shqiptarit, të cilët shpërthyen me sharje ndaj të pandehurve sapo mbërritën te gjykata.

"Le të kalben në burg!" thirrën ata.

"Le të kalben në burg!" Tensione para gjykatës,

Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit,  Aris Kasapi, deklaroi se me këtë tubim ata donin jo vetëm të shprehnin indinjatën për vrasjen e 46-vjeçarit, por të kërkonin dënimin shembullor të autorëve.

 “Jemi mbledhur si njerëz, si bashkatdhetarë të viktimës për të dërguar një mesazh, për të kërkuar dënimin real të atyre personave që i morën jetën. Ky është një krim i shëmtuar dhe ajo që ne kërkojmë është që Drejtësia të vihet në vend”, tha z.Kasapi, ndërsa shtoi se javën e ardhshme do të mbahet një miting i madh në Rodos nga komuniteti shqiptar në bashkëpunim me sindikatat e ishullit.

Kasapi shtoi se qëllimi i tubimit nuk është vetëm të përhapet mesazhi për dënimin shembullor të të arrestuarve, por edhe të sensibilizojnë njerëzit se mosmarrëveshjet  nuk duhet të zgjidhen në mënyra të tilla ekstreme.

"Le të kalben në burg!" Tensione para gjykatës,

Kujtojmë se viktima ka pasur një takim me dy personat e akuzuar për vrasjen e tij mbrëmjen e së dielës së 28 gushtit, për të marrë një shumë prej 100 mijë eurosh që i kishte borxh 53-vjeçari grek për punimet e rinovimit që kishte bërë në hotelin e tij. 

Ka pasur një debat. Dy të pandehurit e kanë sulmuar dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Më pas ia zhdukën trupin dhe prej ditësh familja e kontraktorit e kërkonte. Trupi i pajetë i tij u gjet pas disa ditësh kërkime.