3 pikë djerse për Milanin pa Leaon për 45 minuta. Sampdoria “flirton” me barazimin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 22:43
Milan në krye bashkë me Napolin, për të paktën një natë. Fitore shumë e vuajtur në Gjenovë kundër Sampdorias për kuqezinjtë që luajtën një pjesë loje me një lojtar më pak por gjithsesi arritën të triumfonin 2-1 në “Marassi” me gola të Messias jr. dhe Giroud me 11-metërsh pasi shifrat u barazuan përkohësisht.
Rafael Leao la fushën e lojës me dy të verdhë në minutën e 47 dhe do të humbasë ndeshjen e javës së ardhshme me Napolin, skuadër që ka po 14 pikë sa Milani.
