Zyrtare/ Anulohen ndeshjet e fundjavës në Premier League
Tashmë është zyrtare, Premier League ngrin këtë fundjavë në nder të mbretëreshës Elisabetta II. Lajmin e bën të ditur vetë Premier League nëpërmjet një komunikate:
“Në nder të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabetta II, për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin që ka dhënë për kombin dhe në shenjë respekti, ndeshjet e radhës së Premier League të planifikuara për këtë fundjavë do të shtyhen.
Ky është një moment shumë i trishtë jo vetëm për Britaninë por edhe për miliona njerëzit në mbarë botën që që e kanë admiruar dhe qajnë sot largimin e saj nga jeta. Detaje të tjera rreth organizimit të ndeshjeve të shtyra do të jepen gjatë një momenti tjetër”.
As a mark of respect to Her Majesty Queen Elizabeth II, this weekend’s Premier League match round will be postponed.
— Premier League (@premierleague) September 9, 2022
