Legjenda e Manchester United që urrente të luante me Kombëtaren e Anglisë
Të luash me kombëtaren është një ëndërr për çdo futbollist profesionist por jo në çdo rast është kështu. Fakti që përzgjidhesh si një nga më të mirët e vendit ku ke lindur dhe përfaqëson, është një motiv krenarie edhe pse kjo nuk mund të thuhet në rastin e Paul Scholes, mesfushori i Manchester United që e urrente Kombëtaren e Anglisë.
Në 20 vite karrierë ai numëron 66 ndeshje me “Tre Luanët” por pavarësisht statistikave, mes tij dhe skuadrës përfaqësuese nuk ka pasur asnjëherë dashuri të vërtetë. Ish-përgatitësi atletik i Manchester United, Michael Clegg rrëfen në librin e tij se Scholes nuk interesohej aspak për Anglinë.
“Një ditë po flisnim për europianin dhe ai më rrëfeu se e urrente kombëtaren dhe ky pohim më shokoi. E pyeta se përse shkon atëherë? M’u përgjigj se nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër. Ai shqetësohej shumë nga reagimi që mund të kishte mes njerëzve”, thekson Clegg.
