VIDEO/ Vetëm 17 vjeç por vendos rekord në Bundesliga. Bayerni zbulon një yll të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 18:49
Kishte shënuar në Kupën e Gjermanisë që në ndeshjen e parë me fanellën e Bayernit të Mynihut dhe tani e bën një gjë të tillë në debutimin që nga minuta e parë në Bundesliga.
Bëhet lojtari më i ri që shënon në kampionatin elitar gjerman. Vetëm 17 vjeç dhe 136 ditë. Në merkaton e verës, sulmuesi i lindur në 2005-ën u ble nga Rennes për 20 milionë euro plus bonuset dhe sot ai është njeriu për të cilin po flasin të gjithë pavarësisht ndalesës së tretë rresht të kampionëve, këtë herë në shtëpi kundër Stuttgart 2-2.
Mathyjs Tel është një emër që në Gjermani dhe ndoshta jo vetëm në Bundesligë do ta mbajnë mend gjatë. Sot ai u prezantua zyrtarisht me futbollin e rëndësishëm.
