Barazim i pavlerë pa gola në Durrës, Teuta dhe Kukësi nuk bëjnë dëme

Kukësi reziston për më shumë se 45 minuta dhe me prekjen e fatit del me një pikë të vuajtur nga "Niko Dovana" ku Teuta qan rastet e humbura dhe ashtu si skuadra verilindore, duhet të presë ende për fitoren e parë sezonale.

Braziliani Ferreira u dëshkua me të kuq nga kryesori Ferataj me ndihmën e VAR pasi ndaloi njeriun e fundit Hebaj që i drejtohej portës së Tafas dhe qe prej minutës së 45, Kukësi u detyrua të luante me një lojtar më pak.

Barazim i pavlerë pa gola në Durrës, Teuta dhe Kukësi nuk

Raste të shumta nga dyshja Vila por të artin e pati në këmbë Gruda qe gaboi në mënyrë të pabesueshme duke falur miqtë ende në kërkim të një identiteti të qartë.

Barazim i pavlerë pa gola në Durrës, Teuta dhe Kukësi nuk

Edhe Qirko në krahun tjetër ndaloi Kukësin në ato pak tentativa të pjesës së dytë dhe ndeshja e parë e javës së 4 mbyllet në paqe.