Cadiz-Barcelona, ndërpritet dhe rinis pas 40 minutash ndeshja, tifozi u ndie keq në shkallët e stadiumit (VIDEO)
Ndërpritet në minutën e 85 ndeshja Cadiz-Barcelona për shkak të një situatë aspak normale dhe pas më shumë se 40 minutave mes ankthit, lojtarët u rikthyen në fushë.

Në shkallët e stadiumit, një tifoz u ndieu keq dhe portieri i Cadiz nxitoi të kërkonte një defribilator për t’i ardhur në ndihmë.
Mjekët shkuan menjëherë në ndihmë të tij dhe të dyja skuadrat u tërhoqën në pankinat respektive.

Disa minuta më pas, presidenti i Cadiz bëri me dije se zemra e tifozit nuk u dorëzua dhe mjekët e rivendosën në punë pas përpjekjeve të vazhdueshme. Ai është në gjendje të mirë dhe në spital po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij.

Rreth 30 minuta pas ngjarjes, ambulanca transportoi në spital tifozin që pati probleme me zemrën por nuk dihet asgjë rreth gjendjes së tij.
