Cafu shpërthen ndaj Neville: Vetëm flet e nuk di se çfarë thotë. Paguhet për të gënjyer
Marcos Evangelista de Morais ose më thjesht, Cafu. Ish-mbrojtësi brazilian, një nga më të mirët e historisë në rolin e tij, nuk kursehet në kritika adresuar Gary Neville, sot komentator dhe analist në Britaninë e Madhe.
Qëndrimet polemizuese të ish-futbollistit të Man. United, e kanë nxitur brazilianin të bëjë një koment të drejtëpërdrejtë duke mos u kursyer ndaj Neville.
"Gary Neville paguhet që të thotë vetëm gënjeshtra në TV. Kjo është arsyeja pse ai vetëm flet e flet pa mbarim. Ai nuk ka fituar asgjë në jetën e tij. Kush është ai që të bëjë gjykime se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo? Një gjë të tillë mund ta bëjnë sigurisht vetëm ish-lojtarë si Ronaldinho, Pele, Platini dhe Zidane.
Këta janë të vetmit emra që mund të gjykojnë të tillë lojtarë sepse u afrohen shumë nivelit të tyre në periudhën kur kanë luajtur. Anglezët flasin shumë pa fituar asgjë”.
