Grusht gjyqtarit të boksit në tentativë për të goditur kundërshtarin. Pamjet bëjnë xhiron e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 13:13
Grusht gjyqtarit në betejën e ringut për gjerdanin vakant WBO Global në peshat cruiserweight. Protagonist është bërë ylli 31-vjeçar i i boksit meksikan Mario Aguilar në duelin me Brandon Glanton.
Në tentativë për të lëshuar arsenalin e rëndë të grushtave të tij ndaj kundërshtarit, meksikani shënjestroi gjytarin që rezistoi me mjeshtëri dhe vazhdoi drejtimin e ndeshjes.
Vështirësitë e profesionit janë marrë parasysh nga njerëzit që vendosin drejtësi në ring dhe ky grusht është pjesë e punës së tyre. Përsa i përket ndeshjes, Glanton nuk e zgjati për shumë kohë agoninë e meksikanit duke e rrëzuar k.o.
THE REFEREE HAS GOT A CHIN ???????? pic.twitter.com/yWYR4oYoiI
— Chris Glover (@GloversStories) September 10, 2022
