Simbol i vendosmërisë. Milani lumturon liderin e skuadrës me pagën dhe kontratën e re

Simbol i vendosmërisë. Milani lumturon liderin e skuadrës me
Kontratë të re deri në vitin 2027 me pagë dukshëm të përmirësuar në terma ekonomikë. Milani shpërblen Sandro Tonalin, njeriun që rezultoi vendimtar në betejën për titullin e 19 kampion.

Klubi kuqezi zyrtarizon kontratën e re nga e cila Tonali do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon nga 1.5 që arkëton aktualisht. Pagë dukshëm më e kënaqshme për liderin e mesfushës që do të qëndrojë minimalisht edhe 5 sezone në skuadrën që ka ëndërruar që fëmijë.

Tonali i transferuar nga Brescia në vitin 2020, konsiderohet një nga lojtarët simbol të kësaj marke ndërsa Maldini dhe Massara e shpërblejnë për këmbënguljen që ai ka treguar për t’u bërë pjesë e Milanit me çdo kusht.