La Liga paralajmëron Barcelonën: Duhet të reduktoni 200 milionë euro paga
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas lëshon një "shigjetë" të drejtëpëdrejtë ndaj Barcelonës duke deklaruar se do të jetë e pamundur që klubi katalanas të majë këtë tavan pagash.
Vetëm në rast se të ardhurat e klubit do të jenë më të mëdha se ky vit atëherë skuadra e Xavit mund t’ia lejojë vetes luksin për të luajtur me këta lojtarë dhe këto kushte, në të kundërt duhet të shesë disa prej tyre për të shkurtuar pagat.
“Niveli i tyre i agave duhet të ulet në 400 milionë sepse do të jetë e pamundur të vazhdojnë kështu”, thekson Tebas që shton se një rrugë tjetër është ridimensionimi i kontratave personale me lojtarët sepse ashtu si çdo klub tjetër në Spanjë edhe Barcelona duhet të respektojë fair-play financiar.
“Në këndvështrimin tim, Barcelona nuk e ka rrezikuar asnjëherë falimentimin pasi ata kanë mjaftueshëm asete për të evituar që kjo të ndodhë. Nëse nuk e kontrollojnë dot faturën e pagave, këtë do ta bëjmë ne sepse në të ardhmen rrezikojnë falimentimin.
Sezonin e ardhshëm duhet ta reduktojnë me 200 milionë euro çekun e pagave. Këtë vit ata shitën asete me vlerë 720 milionë euro dhe mendoj që është një shumë e mjaftueshme për të rregulluar llogaritë”.
