Inzaghi rrezikon shkarkimin, në Itali kanë emrin e zëvendësuesit

Nëse rezultatet e Interit nuk do të jenë të duhurat në tre ndeshjet e radhës, atëherë në stolin e Interit mund të ketë ndryshime. Klubi nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e skuadrës në këtë fillim-sezoni dhe sipas "Tuttosport", drejtori sportiv Beppe Marotta ka gati emrin që mund ta zëvendësojë. 

Në këtë mënyrë, Torino, Viktoria Plzen dhe Udinese konsiderohen ndeshje vendimtare për Inzaghin që ka kusht marrjen e 9 pikëve për të rikthyer qetësinë në kampin zikaltër. 

Emri më i lakuar për të zenë vendin e trajnerit nga Piacenza është ish-mesfushori serb, Dejan Stankovic, sot trajner i Crvena Zvezda.