“Kodi i Punës skandaloz”, Zhllima: Mungojnë sindikatat, punonjësi nuk ka ku të ankohet, i drejtohet emigrimit

Avokat Gylsen Zhllima  ka ngritur shqetësimin për mungesën e sindikatave për mbrojtjen e punëtorëve.

Gjatë një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja ai u shpreh nuk ka asnjë vend ku mund të  ankohet një punonjës i sektorit privat.

Gjë sipas së cilës avokati thotë se i detyron qytetarët të marrin rrugën e emigrimit.

Gylsen Zhllima: Kodi i Punës skandaloz. Ligji është vendosur por sindikatat nuk ekzistojnë. Ku të shkojë të ankohet një punonjës i sektorit privat, në asnjë vend. Dhe qytetari do të detyrohet ti drejtohet emigrimit. Emigrimi nuk është zgjidhej, po nuk e mbrojtëm ne vendin nuk do ta mbrojnë politikanët. Detyra jonë është të mbrojmë vendin. Ne referendumin e kemi në kushtetutë. Demokracia nuk është një dhuratë që ta jep dikush. Demokracia fitohet.