Nga mbinë pallatet? Avokati Zhllima: Misterioze VKM-ja, politikanët tejkalojnë kompetencat
Avokat Gylsen Zhllima në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth aksionit që nisi ditën e djeshmë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Ai u shpreh se aktualisht nuk ka një VKM e cila dhe mund të ekzekutohet për konfiskimin e objekteve pa leje.
Sipas tij politikanët po tejkalojnë kompetencat.
Gylsen Zhllima: Unë po shikoj misterioz rastin e VKM-së, duhet ta kemi një herë të publikuar më pas ekzekutohet. Unë nuk e kam parë një VKM të tillë në fletoren zyrtare të qeverisë. Deri më tani është informacion te publiku që kur të vendoset VKM do të veprohet sipas asaj që është thënë. Kur del VKM mbështetet në një ligj. Sa i përket ligjit të IKMT-së me IMT ka diferencë. IMT është në varësi të bashkisë. Kurse IKMT urdhërohet nga kryeministri. Bashkia është fajtore e para nëse shikon që një drejtues ka tejkaluar projektin.
“VKM për prishjen e objekteve lojë fjalësh politike. Politikanët janë mësuar të kapërcejnë kompetencat e tyre. Ndaj dalin e kapërcejnë kompetencat që i kanë të përcaktuara.”
