Ëndrra në sirtar e Edi Ramës....Nafta e gazi në Shpiragë

Ëndrra në sirtar e Edi Ramës?

Që gazi dhe nafta e zbuluar në Shpiragë të jetë e komercializueshme.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e dhomave të biznesit, Rama tha se SHELL po bën testet për të parë nëse mund të ketë sasinë e mjaftueshme për të arsyetuar investimin masiv që do të bëhet, nëse ndodh atëherë Shqipëria do të ketë një kthesë tjetër.

Edi Rama: “Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurtë, sepse kompania SHELL po bën të gjithë testet. Sasia e naftës e gazit e konsiderueshme është gjetur. Cilësia e naftës e gazit është më e larta botërisht është shumë e lehtë. Problemi është tek komercializimi I saj. Është thellë. Shell po bën testet për të parë nëse mund të ketë sasinë e mjaftueshme për të arsyetuar investimin masiv që do të bëhet.

Bëhet fjalë për disa miliarada euro investim dhe të ardhura që me kontratat e reja që kemi bërë dhe atë që I takojnë shtetit do të ndryshojnë komplet bilancet e pagesave, fuqia ekonomike e Shqipërisë. Kjo është thjesht një ëndërr e bukur por nuk mund të varemi prej saj pasi s’kemi përgjigje zyrtare finale që po ne do të nisim të komercializojmë naftën e gazin shqiptar nëse ndodh të gjitha janë dytësore." 

Largimi i qytetarëve nga Shqipëria për shkak të kushteve të papërshtatshme për të jetuar në vend është kthyer në një shqetësim serioz për bizneset pasi po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Për të zëvendësuar shqiptarët qeveria ka menduar që të lehtësojë procedurat e dokumentave për të huajt që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë

Duke marrë shkas nga kriza e energjisë që ka çuar edhe në rritjen e tarifës së çmimit për fashën mbi 800 kë/h kryeministri i kërkoi biznesit që të nisin të prodhojnë energji diellore.