Vjedhja e bankës në Kamzë, policia arreston 38-vjeçarin pas 8 vitesh hetime për bankomatin
Tetë vite pas grabitjes së një banke në Kamëz, policia ka vënë në pranga autorin e krimit duke zbardhur kështu edhe autorësinë e ngjarjes. Armand Pasha akuzohet se në qershor të vitit 2014 tentoti te vjedhë shuma parash nëpërmjet një karte bankare false.
Tetë vite pas grabitjes së një banke në zonën e Kamzës, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar Armando Pasha.
Ai akuzohet se në vitin 2014 ka tentuar të vjedhjë bankomatin e një filiali bankë në Kamëz, ndërkohë që së fundi ka rënë në pranga në kuadër të operacionit "Chips".
Zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore erdhi 8 vitësh hetime nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës.
Armando Pasha është banues në Durrës, ndërkohë që më herët ka qënë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.
Sipas policisë, 38-vjeçari Pasha me 28 qershor 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.
Pas kësaj ngjarje ndaj Pashës janë ngritur akuza për vjedhjen e bankave dhe e arkave të kursimit.
