Qeveria iraniane reagon për sulmin kibernetik dhe largimin e diplomatëve iranian nga Shqipëria

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Nasser Kanaani, ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik dhe largimin e diplomatëve iranian nga Shqipëria. 

Kanaani ka hedhur poshtë akuzat, madje i ka konsideruar ato si të pabaza nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane paralajmëroi kundër çdo të ashtuquajturi aventurizmi politik nga ana e tyre kundër Iranit.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e djeshme (7 shtator 2022) njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit duke thënë se kanë prova të pakontestueshme se pas sulmit kibernetik të ndodhur në Shqipëri fshihej ky vend.