“Është turp i botës”, Shehu i revoltuar: Hajde ta mbyllim parlamentin e të ikim fare
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur i revoltuar në Parlament pasi sipas tij, në parlament nuk po lejohet të bëhet përballja siç duhet.
Madje Shehu u shpreh se meqë nuk është i mundur debate në Kuvend më mirë parlamenti të mbyllet fare.
“Hajde ta mbyllim parlamentin e të ikim fare, të gjithë të shikojmë se ku bëhet përballja. Doni këtë gjë? E bëjmë.”, u shpreh ai.
Tritan Shehu: Ndryshimet buxhetore kërkojnë debat. Hajde ta mbyllim parlamentin e të ikim fare, të gjithë të shikojmë se ku bëhet përballja. Doni këtë gjë? E bëjmë. Është turp i botës. Ne nuk kemi mbaruar fjalën këtu. Çdo deputet ka të drejtë të flasë. Jeni ju zonja kryetare që duhet të vini radhë. Kryetarët e grupeve po abuzojnë. Unë kam respekt për ju shumë por duhet të bëni të fitojë demokracia në parlamentin shqiptar.