Elbasan, ngjarje e rëndë brenda familjes, burri qëllon gruan me thikë

Një burrë në Elbsan ka qëlluar gruan me thikë duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.

Autori i ngjarjes është Elmas Kalia ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e tij Shkëlqime Kalia.

Sapo kanë dëgjuar ulërimat e gruas komshinjtë kanë lajmëruar policinë, raporton gazetarja e Ora News Edisona Skënderi.

Mbetet për tu zbardhur se cili ka qenë shkaku i konfliktit. Nuk dihet nëse ka pasur problematika të mëparshme mes tyre .

Paraprakisht mësohet se burri vuante nga probleme mendore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet  policia dhe grupi hetimor.