“Të miratohet nisma e PL për indeksimin e pagave”, Blushi: Administrata publike e lodhur nga paketat e thërrimeve

Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë  një deklarate për mediat ka kërkuar miratimin e nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave.

Vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës.

Tedi Blushi: Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017 përjashtuar ato të mësuesve dhe mjekëve.  Rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare. Kërkojmë miratimin e nismës së Partisë së Lirisë pasi indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës.  Rritja e pagës minimale të bëhet në 1 korrik duke marrë për bazë rritjen reale të vitit paraardhës. Rritja e pagave e propozuar nga Partia e Lirisë do ët sjellë ndryshim pozitiv. PL i bën thirrje kuvendit të shqyrtojë projektligjin dh eta votojë në unanimitet. Administrata publike është e lodhur nga mashtrimet dhe paketat e thërrimeve. I bëjmë thirrje administratës publike që të reagojë e të mos ketë frikë.