Dy djemtë nga Lapraka mbushin makinën me emigrantë, kur shohin policinë i japin gaz

Dy të rinj nga Lapraka janë ndaluar pasi u kapën teksa po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec. Policia konstatoi automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. G. dhe pasagjer shtetasin I. B., me të cilin kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Kur ka parë policinë shoferi nuk ka ndaluar por i ka dhënë gaz makinës duke tentuar të largohet.

“Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në afërsi të fshatit Memëlisht. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi K. G. dhe shtetasi I. B. iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Te arrestuar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve K. G., 20 vjeç dhe I. B., 21 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.