Begaj në takim me presidentin Matarella: Presim investime të biznesit italian në Shqipëri, janë të rëndësishme

Në vizitën zyrtare të presidentit italian në Shqipëri Sergio Mattarela, Presidenti Bajram Begaj gjatë pritjes theksoi rëndësinë që kanë investimet e biznesit italian në Shqipëri.

Në këtë investime preken fusha të tilla si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, ekonomia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ndamë sot me Presidentin Mattarella mendimin, se vizitat e shpeshta në nivele të larta, janë jo vetëm shprehje e vëmendjes së politikës së jashtme të dy vendeve tona, pavarësisht qeverive në pushtet, por edhe rëndësisë prioritare që i japim forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politike, ekonomike, parlamentare, institucionale, kulturore.

E sigurova Presidentin, se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e vendit.

Financimi i programeve që synojnë konsolidimin e sistemeve të prodhimit, lidhjen me rrjetet rajonale të infrastrukturës, promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale - së bashku me ato arsimore dhe shëndetësore - shihen me rëndësi për zhvillimin e vendit," tha presidenti Begaj.

Begaj në takim me presidentin Matarella: Presim investime të biznesit