Dogjani: Policia e Shtetit me shërbime shtesë me pagesë për privatët se kërcënohen nga krimi

Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë, Asllan Dogjani u shpreh se këshilli i ministrave ka vendosur që policia e shtetit të mbrojë biznesmenë dhe individë privat kundrejt pagesës.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë sepse biznesmenët janë në kërcënimin e mafies dhe krimet që i vendos gjoba.

Dogjani: Po lexoja një vendim të këshillit të ministrave, që personat juridikë ose privatë mund marrin policët e shtetit kundrejt pagesë. Pse e kanë kërkuar biznesmenët ndihmë? Sepse u vendosen gjoba nga mafia dhe krimi. Prandaj ka marrë një vendim Këshilli i Ministrave që tu vihet mbrojtje policore biznesmenëve që të mbrohen nga mafia. Po a nuk është detyrë që policia e shtetit ta ruajë pa para biznesmenin, ashtu edhe qytetarin. Kjo është detyra e policisë, të ruajë pronën dhe jetën e qytetarëve.

Ne ligj dhe reforma kemi, por nuk janë zbatuar dhe nuk kanë rezultuar pozitive. Kjo qeveri nuk është në gjendje për të bërë një reformë dhe një strategji për të rikthyer sigurinë për qytetarët. Nuk mendoj se mund ta bëjë këtë gjë. Këtë e ka treguar edhe përmes emërimeve që ka bërë, sepse nuk e vendos dot një individ, përpos rolit që ka ai. Kjo bëhet përmes largimit të kësaj qeverie sepse nuk e bën dot.