Kuvendi nis me sherr, Rama: Embëlsira për në fund. Spaho: Tek ura e Lanës ke marrë edukatën

Kuvendi nisi me sherr mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Edmod Spaho.

Deputeti Edmond Spaho thotë se po trajtohen si deputetë të njerkës ndërkohë që ndërhyri Rama.

Edmond Spaho: Dua të sjell në vëmendje një problem që është bërë problem. Një grup deputetësh po e trajtoni si deputetë të njerkës, si armiq. Në çdo listë diskutimesh ne jemi të renditur të fundit. Përse mbahet ky qëndrim? Nëse ju padrejtësisht na keni caktuar si të pavarur ndërkohë që unë nuk ndihem I pavarur dhe rregullorja thotë e bëj unë deklarimin, së paku na trajtoni me dinjitet. Alternojini. Një nga grupi I opozitës... e vendosni një nga ne. Kjo nuk shkon

Lindita Nikolla: Mos bëni kor zërash.

Edmond Spaho: Unë kam që në tetor që flas i fundit

Ndërhyn Rama: Ëmbëlsira në fund    

Edi Rama: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju. Aq më tepër kemi 2 vjet që nuk ju kemi pasur mes nesh dhe për çdo gjë që thua hedh vetëm batuta. Tek ura e Lanës e ke marrë edukatën. Me të gjithë rrugaçët e idiotët e ke marrë edukatën.