Rama në kuvend shpjegon pse u vendos fasha: Nuk paguajmë për ata që ngrohin vilat me kondicionerë me dritare hapur

Prej datës 1 tetor dhe deri në fund të dhjetorit familjet që do të shpenzojnë mbi 800 kilovat energji në muaj do ta paguajnë atë më shtrenjtë.

Kryeministri Edi Rama doli në Kuvend për të argumentuar pse u vendos fasha e energjisë dhe paketën dytë për përballimin e  krizës.  

“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase dhe këtë e dinë të gjithë ata që dinë të bëjnë një aritmetikë të thjeshtë të ndryshme nga aritmatika juaj. Shqipëria është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar. Në momentin që del në këtë treg Shqipëria afektohet nga çmimi.

Deri sot që flasim për të mos lejuar që në faturën e shqiptarëve të mos dalë çmimi real është 330 milionë euro të shpenzuara nga buxheti I shtetit dhe kompania e prodhimit të energjisë e parashikimi ynë është që kjo shifër të shkojë shumë më lart" 

Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800 kW/h do ta paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut 42 lekë, se aq është çmimi dhe diferencën mes 9.5 dhe 44 lekë që është kW/h që I jepet çdo konsumatori sot e mbulon qeveria, por qeveria nuk ka për të subvencionuar pishina, dekoracione me drita, e ndezje dritash në të 4 anët, apo ngrohje vilash me kondicionerë me dritare hapur. Nga kursimi në këtë fashë mund të arrijmë të heqim nga shpenzimi masiv I subvencionimit afro 100 mln euro".

Rama në kuvend shpjegon pse u vendos fasha: Nuk paguajmë për ata