Nis punën Drejtori i ri i Policisë, betohet Muhamet Rrumbullaku

Gledis Nano mungoi në ceremoninë e marrjes së detyrës nga pasardhësi I tij met rrumbullaku. Megjithatë, ministri I brendshëm Bledi Çuçi duket se e kishte një mesazh edhe për ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë. Nga ana tjetër, met rrumbullaku theksoi se policia ka nevojë për ndryshim ndërsa garantoi për zhbërjen e privilegjeve dhe lidhjeve nepotike si dhe goditjen e rasteve të punonjësve të korruptuar apo të inkriminuar.

Flamurin e Policisë së Shtetit, drejtori i ri Muhamet Rrumbullaku nuk e mori nga paradhësi i tij Gledis Nano, por nga zv.drejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj.

Edhe pse drejtori i mëparshëm gledis nano mungonte në ceremoni, ministri i brendshëm Bledi Çuçi fjalën e hapi pikërisht me një mesazh ndaj këtij të fundit.

"Ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera. Dikë më shumë, dikë më pak. Një moment historie mund të ndryshojnë edhe flamujt që respektohen më shumë, e më pak. Por ne përulemi ndaj atij që shumë shqiptarë kanë dhënë jetën, mes tyre edhe përfaqësues të policisë së shtetit," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për drejtorin e ri të policisë Muhamet Rrumbullaku policia ka nevojë për një frymë të re të ekuilibruar me kontributin dhe eksperiencën e policëve të karrieres

"Policia ka nevojë për një frymë të re, që e sjell vetëm gjenerata e re e policisë së shtetit, harmonizuar me kontributin dhe eksperiencën e vyer të policëve, që janë shembuj dhe model për punonjësit e rinj," tha ai.

Rrumbullaku shpalosi objektivat e policisë së shtetit, ku disa prej tyre ishin porositë e dhëna një ditë më para nga Kryeministri Rama.

"Reformë e thellë ligjore dhe arsimore, funksionale, strukturore në të gjitha nivelet e organizimit të policisë së shtetit. Riorganizime strukturore vendore, qendrore, për të lidhur evidencën investigative," tha ai.

Kreu i ri i policisë, e kishte një mesazh edhe për situatën aktuale Brenda uniformave blu, ku ka pasur arrestime dhe hetime për bashkëpunimin e punonjësve të veçantë me personat në kërkim.

"Çdo punonjës policie duhet të ndihet komod brenda organizatës, ndaj për këtë do të tentoj të zhbëj çdo ndasi apo privilegj të pamerituar, me qëllim që policimi të shihet si profesion, si karrierë, si përmbushje personale dhe si kontribut në familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë të madh. Jam i vendosur për të luftuar pa kompromis dhe për të goditur fenomenet e paligjshmërisë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale dhe me integritet të lartë," tha ai.

Qeveria i ka lënë drejtorit të ri të policisë një afat 100 ditësh për të ndryshuar situatën e rendit  kun ë focus do jenë ngjarjet kriminale, pastrami I radhëve nga të inkriminuarit, lufta ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimit të organizuar.