Krimi në Pogradec/ Viktima kishte zgjeruar rrugën, autori i shkoi në shtëpi dhe e vrau me thikë

Autori i vrasjes së Safet Hyskollarit në fshatin Gështenjas të Pogradecit vijon të jetë në arrati prej mbremjes së të mërkurës.

Pavarësisht se familjarët mohuan që mes Fatmir Manellari dhe viktimës 65-vjeç nuk ka pasur konflikte të mëparshme, burimet bënë me dije të kundërtën.

Burime të siguruara thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë Safet Hyskollari kthehej me pushime nga Shtetet e Bashkuara, ku jetonte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Për të ardhur tek konflikti  i fundit ndodhur mbrëmjen e së mërkurës i cili ka përfunduar me vdekjen e 65 vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit 65 vjeçari ishte kthyer nga SHBA dhe  po kryente punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.

Autori pretendon pronsinë e ish - kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.  Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e së mërkurës tek banesa private e Hyskollarit duke e goditur disa herë me thikë sapo 65 vjeçari ka dalë nga dera.

Policia ende nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndrroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Ndërsa Forcat e policisë të Komisaritit të Pogradecit si dhe Forcat Shqiponja janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit.

Gjithashtu policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zones por pa rezultat deri më tani.