U helmuan nga parfumi i koleges, nëntë punëtorë të fabrikës së ullirit përfunduan në spital

Të paktën 9 punonjëse të një fabrike të përpunimit të Ullirit në Fier u paraqitën në Spitalin Rajonal dhe morën ndihmë për helmim. Nga të dhënat paraprake, policia tha se shkak u bë parfumi që kishte përdorur njëra prej tyre.

Punonjëset e një fabrike të përpunimit të ullirit në aksin Fier-Vlorë, u helmuan në ambientet e punës, paraditen e kësaj të enjtje.

9 prej tyre u paraqitën në Spitalin e Rajonal të Fierit me dhimbje koke, të vjella dhe dobësi.

Sipas mjekëve që i trajtuan, punonjëset e fabrikës së përpunimit të ullirit, nuk kishin komplikacione të rënda.

Ato morën ndihmë mjekësore dhe pas ekzaminimeve u larguan nga spitali.

Pas verifikimeve paraprake, policia e Fierit tha se helmimi i punonjëseve të fabrikës së ullirit ishte pasojë e një reaksionit të shkaktuar nga një parfum që kishte përdorur njëra prej tyre.

Megjithatë, verifikimet për rrethanat e helmimit të  9 grave vijojnë edhe nga inspektorjatet për kushtet e punës aty.

Rastet e helmimeve masive kanë qenë të vazhdueshme kryesisht në fabrika ku përpunohen produkte të ndryshme dhe fasoneri.

U helmuan nga parfumi i koleges, nëntë punëtorë të