Meta dënon sulmin kibernetik të Iranit: Reagimi i qeverisë korrekt, por shumë i vonuar! Shqipëria të bashkëpunojë me NATO-n dhe BE
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se masa e marrë sot nga qeveria për të ndërprere marrëdhëniet diplomatike është korrekte, por shumë e vonuar.
Ish-presidenti thekson se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.
“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”.
