“Dëbohen” iranianët, nis largimi nga zyrat e ambasadës së Iranit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 21:03
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatik me Republikën Islamike të Iranit duket se ka nisur edhe “dëbimi” i iranianëve nga ambasada e tyre në vendin tonë.
Prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve ka ardhur pas sulmit kibernetik mbi sistemin e të dhënave online të vendit tonë, që rrëzoi disa faqe qeveritare.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama që vendosi një afat prej 24 orësh stafit diplomatik të ambasadës së Iranit në Tiranë për t’u larguar nga vendi.
Ambasada e Iranit e vendosur te rruga “Mustafa Matohiti” është duke u boshatisur nga materialet, ku shihet edhe prania e policisë së shtetit aty.

