"Shqipëria si Kolumbia", Berisha: Kjo qeveri erdhi me shenjën e drogës, erdhi me skaf
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë pasdite se qeveria e Ramës ka ardhur në pushtet me drogën ndërsa shtoi se jemi i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë.
Kryedemokrati deklaroi se kjo solli pasoja të rënda për Shqipërinë ndërsa shtoi se trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.
Berisha: Ju jeni dëshmitarë se, kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua ministër. Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë kriminale, që ishte përballur ndërvite me sukses me banda të ndryshme duke i vënë para ligjit dhe i hapën rrugë, shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo kanabistan. Analistë, media të huaja, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri në këto vite u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.
Ishte me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme dhe të rrezikshme për Shqipërinë, politika e kanalizimit të saj. Ajo krijoi miliarda e miliarda euro, me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine. Më kujtohet një shifër e autoriteteve italiane.Në vitin 2012, kanë marrë gjithsej nga Shqipëria, 12.6 kilogramë kokainë, sipas raporteve të tyre. Raporti i grupit të Dublinit shprehej qartë se rruga e heroinës nuk kalon më nëpër Shqipëri, por devijoi nga Maqedonia drejt Serbisë dhe Europës. Ishte gabimi më i madh që iu bë me inkurajimin e kanalizimit të Shqipërisë.
