Nëntë punonjës të fabrikës së përpunimit të ullirit në Fier, përfundojnë në spital me shenja intoksikimi

Nëntë persona punonjës të fabrikës së përpunimit të ullirit, janë paraqitur me shenjat e intoksikimit në spitalin e Fierit. 6 prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se ata janë shoqëruar me urgjencë në spital dhe kanë marin ndihmën mjekësore, informon Ora News.

Pas ekzaminimeve u larguan nga spitali.

"Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier - Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve" informon policia e qytetit.

Verifikimet për rrethanat e helmimit të  9 grave vijojnë edhe nga inspektorjatet për kushtet e punës aty.

Pas verifikimeve paraprake, policia e Fierit tha se helmimi i punonjëseve të fabrikës së ullirit ishte pasojë e një reaksionit të shkaktuar nga një parfum që kishte përdorur njëra prej tyre.

Rastet e helmimeve masive kanë qenë të vazhdueshme kryesisht në fabrika ku përpunohen produkte të ndryshme dhe fasoneri.

Nëntë punonjës të fabrikës së përpunimit

Nëntë punonjës të fabrikës së përpunimit

Nëntë punonjës të fabrikës së përpunimit

Nëntë punonjës të fabrikës së përpunimit