Motori përfundoi jashtë rruge, humb jetën 40 vjeçari në Himarë

Një person ka humbur jetën në Himarë, pasi gjatë natës ai humbi kontrollin e motorit të cilin po drejtonte.

"Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.