"Jemi mbështetje për procesin e integrimit", Presidenti italian: Shqipëria partnere e rëndësishme

Presidenti italian Serggio Matarrella ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare me presidentin Begaj fillimisht.

Në fjalën e tij ai theksoi partneritetin që vendet kanë me njëri-tjetrin, duke e cilësuar Shqipërinë si një partnere të rëndësishme në rajon.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Partneriteti ynë strategjik është i fortë edhe në aspektin ekonomik. Shkëmbimet tona janë rritur jo pak në sektorë të ndryshme të agrokulturës dhe infrastrukturës.

Jemi të gatshëm për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

Shqipëria është një partnere mjaft e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Janë të gjitha kushtet që ku bashkëpunim të konkretizohet dhe në investimet italiane në Shqipëri," tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se Italia do të jetë gjithmonë mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria është kryesore në Evropë, jo vetëm për marrëdhënien me Italinë por edhe më Europën. Ne do të jemi gjithmonë mbështetës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE," tha ai.

"Jemi mbështetje për procesin e integrimit", Presidenti

"Jemi mbështetje për procesin e integrimit", Presidenti