Graham Potter trajner i Chelseat, në klubin londinez nis një erë e re
Graham Potter është trajneri i ri i Chelseat ndërsa për Brighton do të shkojnë 23 milionë Euro. Tekniku 47-vjeçar ulet në stolin e bluve të Londrës, pak orë pas largimit të Thomas Tuchel, i cili u shkarkua nga presidenca për shkak të startit të dobët të sezonit.
Kontratë shumëvjeçare për trajnerin britanik për të cilin këmbënguli gjatë presidenti i ri Todd Boehly. Potter do ta drejtojë skuadrën që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Fulham ndërsa është përshëndetur me lojtarët e Brighton.
Ndërkohë, Tuchel ka arkëtuar 13 milionë pound për largimin nga Chelsea si kompensim për largimin nga posti i trajnerit. Chelsea shpreson që 47-vjeçari Potter të ndërtojë një kulturë të re pune te skuadra pavarësisht eksperiencës së pakët që ai ka në nivele të tilla.
Ai dhe Brightion kanë bërë një start rekordesh këtë sezon me 4 fitore në 6 ndeshje duke përfshirë edhe suksesin në ndeshjen e parë në “Old Trafford” ndaj Manchester United.

