Benzema qetëson Realin, gjuri i sulmuesit nuk ka probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 19:25
Karim Benzema nuk përbën shqetësim për Carlo Ancelottin. Sulmuesi i Real Madrid la fushën e lojës në Glasgow kundër Celtic duke çaluar e prekur gjurin e djathtë por alarm në shtëpinë e bardhë nuk ka.
Sipas gazetës "AS", 30-vjeçari francez ka kryer rezonancën magjetike dhe do të qëndrojë pushim jo më shumë se një javë. Vendimi u mor nga mjekët si masë paraprake për të evituar një dëmtim më të rëndë.
Këtë fundjavë në kampionat do të jetë Eden Hazard që do ta zëvendësojë kandidatin kryesor të Topit të Artë ndërsa shumë shpejt Benzema do të nisë stërvitjen i diferencuar me skuadrën. Pavarësisht mungesës së Benzema, Real Madrid triumfoi 3-0 në fushën e Celtic.
