Një shqiptar në klubin e shqiptarëve. Milot Rashica mbërrin në Stamboll
Lorik Cana ishte shqiptari i fundit që veshi fanellën e klubit tëthemeluar nga një shqiptar, Galatasaray, sot disa vite më vonë, Milot Rashica bën rrugëtimin nga Norwitch në Stamboll për t’u bashkuar me klubin më të njohur dhe të titulluar të Turqisë.
Pask orë pas zyrtarizimit të Mauro Icardit, sulmuesi i Kosovës zbarkoi në aetoportin “Qemal Ataturk”. “Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Rashica pasi preku toën turke ku do të luajë gjatë sezoneve të arshshme me shpresën për të ringritur Galatasaray në majën e kampionatit që sezonin e fundit u fitua nga Trabzonspor.
Milot Rashica ist in Istanbul angekommen ???????? pic.twitter.com/zcTaWpacXo
— GALAchannel ???????????????? (@galachannel) September 8, 2022
Një nga njerëzit kryesorë të themelimit të Futboll Klub Galatasaray në vitin 1905 është Ali Frashëri, djali i rilindasit Sami Frashëri. Ai ishte presidenti i parë që e mbajti këtë pozitë për 13 vjet, nga viti 1905 deri në 1918.