Ultrasit e Dinamos së Zagrebit djegin banerin e UEFA-s në sytë e presidentit Ceferin
Dinamo e Zagrebit ishte një nga surprizat më të mëdha të ndeshjeve të para të UEFA Champions League në grupe por përtej suksesit të skuadrës kroate ndaj Chelseat, zhurmën më të madhe e kanë bërë tifozët nga Zagrebi, në luftë të hapur me UEFA-n dhe presidentin Alexander Ceferin.
Në stadiumin “Maximir”, tifogrupi i ultrasve “Bad Blue Boys”, sapo morën vesh që i pranishëm do të ishte edhe kreu i insitucionit më të rëndësishëm të futbollit europian, dogjën një flamur të UEFA-s duke e bërë këtë gjest që të dukej qartë në sytë e sllovenit.

Kore të shumta edhe kundër vete federatës kroate me të cilën gjithashtu tifozët e Dinamos janë në luftë të hapur prej disa muajsh. Imazhet po bëjnë xhiron e rrjetit duke eklipsuar në njëfarë mënyre suksesin e rëndësishëm të skuadrës kampione të Kroacisë ndaj Chelseat që disa orë më pas shkaktoi edhe shkarkimin e Thomas Tuchel nga stoli i bluve të Londrës.
