“Më lidhi duart”, 19-vjeçarja dëshmon për dhunën e mbrojtësit të Manchester City
Dëshmi të reja fundosin pozitën e Bejnamin Mendy në Britaninë e Madhe ku po zhvillohet gjyqi në dëm të tij. Mbrojtësi i Manchester City është përballur në gjykatë me një 19-vjeçare që ka deklaruar se pas një feste në muajin korrik të vitit të kaluar në vilën e tij në Chesire, Mendy i ka lidhur duart vajzës dhe e ka detyruar të mos bëjë asnjë lëvizje.
Dëshmia është marrë nga denoncimi i 19-vjeçares në polici ku ajo thekson se bashkë me një shoqen e saj, pasi ndaluan në një pub në Manchester, u zhvendosën në shtëpinë 5 milionëshe të lojtarit të transferuar nga Monaco.
Mendy dhe shoku i tij 41-vjeçar, Louis Saha Matturie akuzohen për më shumë se 10 raste për dhunë seksuale dhe fizike ndaj disa femrave të ndryshme. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar se të gjitha veprimet i kanë bërë me konsensusin e femrave.
