VIDEO/ Ajax i frikshëm në Amsterdam, Sportingu i Lisbonës dominon “shqiponjat” gjermane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 20:45
Dy fitore të pastra, njëra prej tyre surprizë e madhe në mbrëmjen e dytë të UEFA Champions League. Ndeshjet e pasdites së të mërkurës nisën me Ajax-Rangers dhe Eintracht Frankfurt-Sporting Lisbonë.
Në Ameterdam dominuan “harkëtarët” që shkatërruan 4-0 skocezët finalistë të Europa League. Kampionët e Holandës nuk hasën rezistencë duke shkatërruar skocezët që u dorëzuan pa kushte në “Johan Cruyff Arena”.
Spektakël në Gjermani nga një skuadër portugeze. Bardhjeshilët nga Lisbona bënë goditjen e madhe në fushën e “shqiponjave” për të fituar me rezultatin 3-0.
Duke parë formën e ekipit ku u rrit, ndoshta Cristiano Ronaldo ka pak keqardhje që nuk u bashkua me Sportingun në merkaton e verës. Në grupin D bëjnë pjesë edhe Tottenham e Marseille.
