Çfarë fshihet pas pasionit për serfin te Rafael Leao?

Në golat e shënuar nga Rafael Leao, ka gjithmonë pak doza serfi, sporti i preferuar dhe frymëzues i portugezit që ndaj Interit shënoi dy gola dhe i festoi me një postim të quajtur “Derby Waves”, përkthyer në shqip, “Valët e derbit”.

Shpesh herë, festimet e tij simulojnë një tavolinë serfi dhe kjo është marka e portugezit që në derbi përveç dy golave dhuroi edhe një asist për Giroud.

Nga nis ky fiksim? Në një intervisë për DAZN ai shprehet: “Serfistët ndonjëherë gabojnë valën por rikthehen në tavolinë dhe bëjnë mirë. Mendoj se është mënyra e dyhur për t’i parë gjërat. Mund të gabosh por duhet të provosh të mësosh dhe të gjesh zgjidhjen e gabimeve që ke bërë”.